Muzeu Lëvizës Mobil i Luftërave të Çanakalasë, do të qëndrojë në Kosovë nga 12 deri më 19 mars, i cili u ofron vizitorëve momente heroike të luftës, objekte historike dhe imazhe ekskluzive.
Ky muze në Prishtinë do të jetë më 12-13 mars, në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 09:00 - 17:00.
Me moton ‘Kudo që valëvitet flamuri i kuq, atje është Çanakale’, muzeu mobil, i cili ka udhëtuar në të gjithë cepat e Turqisë, Prishtinën e ka stacionin e parë në Ballkan ku shteti turk shpalos rrëfimin e saj për Luftën e Çanakalasë, 45 ditë para se të shënohet 110-vjetori i asaj që njihet edhe si Beteja e Gallipolit, midis forcave angleze dhe franceze dhe në anën tjetër ushtrisë osmane ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Gjermania.
Në Luftën e Çanakalasë humbën jetën rreth 280 mijë veta, në mesin e të cilëve 25 mijë shqiptarë.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/mDzfgNAiqlg
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.