Muzeu i Kosovës ka marrë konfirmimin për anëtarësim në organizatën më të madhe botërore të muzeve International Council of Museums.
Ministria e Kulturës e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm anëtarësimin në fjalë, sepse sipas këtij dikasteri, përpos që mundëson futjen e Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, ai hap rrugën që institucioni kryesor muzeor i Kosovës të ketë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it.
ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.