Lajmet e fundit

Muzeu i Kosovës i mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, do ta hapë ekspozitën “Vitrina e Muzeut të Kosovës.
Ekspozita do t’i kushtohet ditëve të diasporës dhe hapja zyrtare e saj do të bëhet me 23 korrik 2015 nga ora 20:00.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur çdo ditë ku do të prezantohen kopje të artefakteve më reprezentative nga thesari arkeologjik i Muzeut të Kosovës. Gjithashtu gjatë kohës së prezantimit të artefakteve, kopje të tyre do të ofrohen për shitje dhe mjetet që do të grumbullohen do të dhurohen në formë ceku humanitar për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës.