Lajmet e fundit
Shqiptari, reprezentues i Gjermanisë ka mohuar largimin e tij nga Mestalla, pas spekulimeve për një kalim të mundshëm të tij tek Real Madrid.

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një kalim tek Real Madrid.
Reprezentuesi gjerman është shprehur i lumtur me situatën e tij tek Valencia dhe nuk ka dëshirë të largohet nga Mestalla.
“Interesimi i Realit më nderon, pasi është vlerësim i punës së madhe që kam bërë sezonin e shkuar”.
“Por, për tani jam mirë tek Valencia, ndaj jam i vendosur të qëndroj këtu”.
Kalimi i Mustafit tek ‘Los Blancos’ ishte përfolur pas refuzimit të Ramos për të vazhduar kontratën dhe kërkesës që të largohet nga Santiago Bernabeu.