Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Gjermanisë kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane, përfshirë edhe tre gjigantët e Spanjës.

Gazeta e famshme gjermane, BILD shkruan se Shkodran Mustafi është kthyer në një dëshirë të madhe për ekipet e mëdha europiane.
Madje në një arikull të publikuar citon se gjysma e Evropës është në ndjekje të Mustafit.
Barcelona, Atletico dhe Real Madrid janë tre gjigantët nga Spanja që kanë oferta konkrete për mbrojtësin shqiptar.
Juventus dhe Inter janë dy skuadrat e mëdha nga Serie A të interesuara për Mustafin, ndërsa nga Anglia Tottenham është skuadra më e interesuar për të.