Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Valencias, shqiptari Shkodran Mustafi është në listën e futbollistëve që Real Madrid i sheh si zëvendësues të mundshëm të Sergio Ramos nëse spanjolli vendosë të largohet.

Real Madrid është duke shikuar të gjitha mundësitë për të zëvendësuar Sergio Ramos, nëse ai vendosë të largohet.
Në listën e kandidatëve të mundshëm raportohet të jetë edhe shqiptari që mbron ngjyrat e kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi.
Musfati luan për skuadrën spanjolle Valencia ku ka pasur paraqitje të shkëlqyera, çka ka bërë që klubi mbretëror ta konsiderojë si kandidat të mundshëm për pozitën e Ramos.