Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kanë dyfishim të votave në këto zgjedhje të 9 shkurtit, në krahasim me ato të 14 shkurtit të vitit 2021.
Në një konferencë për media pas përfundimit të procesit të votimit, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë votën LDK-së.
"Të gjithë qytetarët për një proces demokratik në këto zgjedhje, të gjitë ata që i dhanë besimin LDK-së përmes votës së tyre".
"Të dhënat preliminare që na dërgojnë vëzhguesit e tanë në terren përkojnë me të dhënat që i kemi publikuar nga Exip Poll-i i LDK-së me 18 mijë respodentë, ku rezulton se LVV-ja ka 34%, LDK 24%, ndërsa PDK 22%".
"Ajo që është e rëndësishme të theksohet se LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa llogaritur këtu edhe votat që do të vijnë nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që do të rritë rezultatin e LDK-së deri në 2 apo 3%", ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.