Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka bërë një koment lidhur me shpenzimet e bëra nga pakoja qeveritare për Ringjallje Ekonomike.
“Nga 90.4 milionë euro të shpenzuara në kuadër të programit për Ringjallje Ekonomike, vetëm rreth 7.8 milionë euro janë destinuar si mbështetje për bizneset, ndërsa 69 milionë euro janë shpenzuar për transferet prej 100 euro si shtesa për fëmijë dhe pensionistë”, ka shkruar ai, transmeton KlanKosova.tv.
“Ky është shteti ‘zhvillimor’ i Vetëvendosjes, që nuk ka të bëjë me zhvillim e as ringjallje, por vetëm me stagnim e degradim”, përfundon ai.
[caption id="attachment_2254454" align="alignnone" width="523"]

Programi per Ringjallje Ekonomike[/caption]
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.