Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë për buxhetin e vitit 2026, i cili u miratua sot në parlament.
Ai në emisionin “Dpt te Fidani” në Klan Kosova e cilësoi buxhetin 4 miliardësh të këtij viti si joserioz.
“Buxheti 2026 është joserioz, pra, vetë fakti që ministri i financave e sjellë në shkurt të 2026 një buxhet që e ka miratuar në tetor të 2025-ës dhe nuk ka reflektuar as ndryshimin që e ka bërë kryeministri i tij, kryetari i partisë së tij për me i shtu katër ministra, e mos të flasim pastaj për buxhetin vijues, për investimet kapitale, për projekte kapitale, subvencione, etj, tha Mustafa.
Ndërsa, cilësimin e këtij buxheti si të përkohshëm dhe emergjent nga ministri Hekuran Murati, ai e konsideroi si të çuditshme.
“Ishte një deklaratë e çuditshme”, tha Mustafa, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=Z7egk-sDyFw
https://www.youtube.com/watch?v=6VKGjeHWLR4
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.