Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Gjermania ka pasur një rol të veçantë dhe i ka dhënë mbështetje të madhe Kosovës posaçërisht në zhvillimin ekonomik, njofton Klan Kosova.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel pas takimit që pati me të.
"Biseduam për shumë çështje të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit me Gjermaninë, situatën në Ballkanin Perëndimor, e falënderova për kontributin dhe rolin që po luan ky vend në proceset e Ballkanit Perëndimor dhe në botë".
"E njoftova lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovë, stabilitetin ekonomik, normën e zhvillimit ekonomik, etj", theksoi mes tjerash, shefi i Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.