Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, beson se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës pas procesit të votimit të 9 shkurtit.
Në një konferencë për media pas përfundimit të votimit, ai nuk ka treguar se më cilën parti politikë kanë vija të kuqe për koalicion.
"Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës", ka thënë Mustafa.
Ai u shpreh se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe demokratike për sot dhe ka falënderuar qytetarët për këtë.
"Deri tani nuk kemi asnjë informacion për të thënë të kundërtën faëlnderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratike", ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.