Lajmet e fundit
Belgu i talentuar, që është i huazuar tek Real Betis, ka treguar se ka refuzuar ofertën e skuadrës katalunase për të kaluar më pastaj në Stamford Bridge.

Charly Musonda ka thënë se e ka refuzuar kalimin tek Barcelona në vitin 2012, për t’u transferuar tek Chelsea.
19 vjeçari u largua nga Anderlecht në moshën 16 vjeçare për të kaluar tek Blutë e Londrës.
Musonda ka thënë se ka një varg arsyesh pse zgjodhi skuadrën angleze në vend të Barçës.
“Është e vërtetë që nënshkrova me Chelsea dhe refuzova Barcelonën, sepse Chelsea nënshkroi me vëllezërit e mi”.
“Në atë kohë ishte me rëndësi që familja të kalonte tek Chelsea. Donim të rrinim bashkë”.
“Barcelona është një ndër klubet më të mëdha në botë, por e kasha me rëndësi që familja të jetë me mua”.