Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.
“Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje, nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave. Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni”, është shprehur deputetja e cila paraprakisht është përplasur me deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu për kandidatët.
Në këtë komision, u mor vendimi që intervistat të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.
Kundër këtij vendimi dolën deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj, derisa shtatë të tjerë kanë qenë për, raporton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/kur-flas-une-ti-ndalesh-perplasje-mes-musliut-dhe-kryeziut-ne-komisionin-per-bordin-e-rtk-se/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.