Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar deklaratën e kryeparlamnetares Abulena Haxhiu, për ‘reflektimin’ ndaj vërejtjeve të saj, për përdorimin e gjuhës në Kuvend.
Haxhiu dje tha se Musliu dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “duket se kanë fillu me reflektu”, duke iu referuar fjalimit të deputetes së PDK-së, që e përmendi emrin e Dejona Mihalit në fund të deklarimit, raporton Klankosova.tv
Deputetja Musliu ishte e qartë në diçka që thotë se e ka arritur ndaj kryetares së Kuvendit – dekodimi, duke folur në Edicionin Special në Klan Kosova.
Sipas saj, Haxhiu është lehtë e lexueshme, prandaj kësisoj ajo thotë s’mund t’i fus në kurth as atë e as Haradinajn.
Madje, krahasimin me këtë të fundit e quajti nder, raporton Klankosova.tv
“Unë dhe zoti Haradinaj, ia thash edhe zonjës Haxhiu sot në sallë të Kuvendit, pa mikrofon normal, e dëgjoi ajo shumë mirë. E kemi dekoduar, sepse lexohet lehtë zonja Haradinaj. Është goxha zor me na shti në kurth qoftë mu ose zotin Hardinaj. Për mu, krahasimi me zotin Haradinaj është nder”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=zsiybqwYljs&t=6s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.