Lajmet e fundit

Slavoljub Muslin ka lënë detyrën e kryetrajnerit të Serbisë.
Kjo ka ndodhur pavarësisht se i priu Serbisë drejt kualifikimit në Kupën e Botës, Russia 2018, shkruan Sky, përcjellë Klan Kosova.
Federata e Futbollit të Serbisë ka thënë se Muslin ka lënë detyrën ‘pas një marrëveshjeje të përbashkët” dhe ka falënderuar atë për ‘bashkëpunimin dhe rezultatet”.
Ish mbrojtësi i Schalke, Mladen Krstajic është emëruar përkohësisht në këtë detyrë.