Golashënuesi kundër Zvicrës, Florent Muslija, ka thënë se fokusi tani është te playoff-i.
Muslija deklaroi se shpresojnë që "Dardanët" të kenë fat.
“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës. Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi plejofin në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin. E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, deklaruar ai pas ndeshjes.
Kosova të enjten me fillim nga ora 13:00 do ta mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales që do të luhet në mars të 2026-tës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.