Kosova ka arritur një fitore vendimtare në ndeshjen me Qipron.
"Dardanët" fituan bindshëm me rezultat 5:1 në "Fadil Vokrri", duke siguruar qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Me këtë rast, Kosova siguron edhe një pozicion më të mirë në vazon e tretë për tërheqjen e shortit për kualifikimet në Kampionatin Evropian, që do të mbahen më 9 tetor.
Pas ndeshjes, autori i golit të parë, Florent Muslija, tha në një prononcim në Klan Kosova se sonte e gjithë skuadra ka luftuar për Kosovën.
"5 me 1 është një performancë fantastike. Kemi luftuar sonte për Kosovën, për vendin tonë. Normalisht edhe unë jam i kënaqur që e kam shënuar golin e parë" - tha Muslija.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.