Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” i ka bërë ftesë Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin e djeshëm për ndarjen e shtesës në vlerë prej 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, për tre muaj në vijim.
Sipas këtij instituti, Qeveria e Kosovës po ndërmerr masa të mbështetjes joproporcionale në krahasim me punën dhe rrezikun që e bartin profesionistët shëndetësorë në vend
“Gjatë dy viteve të fundit, stafi shëndetësor ka përjetuar dhe vazhdon të përballet me presionin e madh për performancë në kushte të dobëta teknike për të siguruar të pakten një kujdes optimal të pacientëve”, thuhet në reagimin e këtij instituti, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, nga ky institut thuhet se është e rëndësishme që stafi shëndetësor të mbështetet financiarisht, në mënyrë që vullneti dhe puna e tyre të jenë tërësisht në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Kosovës.
“Qeveria duhet ta rishqyrtojë këtë vendim në raport me punën e stafit shëndetësor, i cili edhe rrezikon ta nxis interesimin e tij për të gjetur punë jashtë vendit”, thuhet në reagimin e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, përcjellë Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.