Sonte do të fillojë transmetimi i emisionit më të ri në Klan Kosova, i artistit të njohur Genc Salihu.
Emisioni titullohet "MusicBox", i cili do të shfaqet në ekranet tuaja çdo të hënë me fillim nga ora 20:45.
Në "MusicBox" do të ketë mysafirë të ndryshëm, që do të flasin për shijet e tyre muzikore dhe ndikimin e muzikës në jetën e tyre.
Mysafirët do të përzgjedhin edhe këngë, të cilat do të performohen nga orkestra e Klan Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.