Lajmet e fundit

Sulmuesi i CSKA Moscow, Ahmed Musa i cili ka qenë i kërkuar nga Leicester City, ka thënë se ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Premier League.
Por para skuadrës së Ranierit, ai ka thënë se preferon më shumë Arsenalin.
23 vjeçari në kontratën e tij ka një klauzolë prej 22.8 milionë funta, por për të The Foxes kanë ofruar vetëm 18.7 milionë.
Nigeriani këtë sezonë ka shënuar 10 gola në kampionatin rus, transmeton Klan Kosova.