Futbollisti Vedat Muriqi në emisionin “Evropiani Speical” në Klan Kosova, ka folur edhe për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.
Ky i fundit ishte njeriu kryesor për transferimin e Muriqit tek skuadra italiane, verën e vitit 2020, për shifrën 18 milionë euro.
Muriqi tha se Taren nuk e ka njohur më parë, por vetëm e ka parë duke luajtur në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë vite më parë.
“Igli është një legjendë e vërtet sepse ka 16-17 vite që është aty dhe ka marr disa herë merita si drejtori më i mirë sportiv në Itali. Ai ka pas presion sepse ka paguar një shqiptarë tjetër për 18-20 milionë euro me bonuse”.
“Faktikisht, Taren e kam pa vetëm ne televizion kur ka luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë”.
https://youtu.be/AChztzqkXTs
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.