Lajmet e fundit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar në humbjen e Mallorcas ndaj Gironas, me rezultat 3-5, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.
Muriqi, golin e realizoi në minutën e 4’ të takimit, nga penaltia.
Megjithatë, shpejt u kundërpërgjigj Girona duke e barazuar rezultatin me anë të Lopez, dhe duke kaluar në epërsi me anë të Dovbyk.
Golin e tretë e shënoi Martin, në minutën e 37’, teksa Herrera me golin e katërt, mbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Savio ka realizuar golin e pestë në minutën e 57’.
Mallorca pak para se të përfundojë ndeshja, realizoi dy gola të shpejt me anë të Abdon, i cili shënoi në minutën e 88’ dhe 95’.
Girona pas gjashtë xhirove renditet në vendin e parë me 16 pikë, me pesë fitore dhe një barazim.