Vedat Muriqi ka shënuar sërish gol kundër Atalantas.
Por, kësaj here në Serie A.
Muriqi e ka realizuar golin e tretë në fitoren prej 3:1 të Lazios kundër Atalantas.
Sulmuesi kosovar këtë e arriti vetëm tre minuta pasi hyri në lojë.
Ai golin e parë e arriti në kuadër të Coppa Italia pikërisht kundër Atalantas.