Lajmet e fundit

Mallorca ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë në La Liga.
Skuadra e Mallorcës triumfoi ndaj Deportivo Alavesit, në kuadër të xhiros së 33-të.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me Abon në minutën e 11-të, teksa e dyfishoi epërsinë Vedat Muriqi, në minutën e 45-të, me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Alavesi krejt çka bëri është ngushtimi i epërsisë me autogolin e Raillos, në minutën e 73-të.
Mallorca, pas fitores, kalon në pozitën e 16-të, me 32 pikë, pas 33 ndeshjeve, teksa Deportivo mbetet në vendin e fundit me 25 pikë. /Klankosova.tv/