Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te skuadra spanjolle Mallorca.
Muriqi aktualisht ka 21 gola dhe është në garë për Këpucën e Artë në Laliga, transmeton Klankosova.tv
Në një video të publikuar në rrjete sociale nga “Pirati”, shihet bashkëlojtari i tij, Samu Costa i veshur me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Muriqi këtë video e ka shoqëruar me një mbishkrim interesant “Gjyshi yt ndoshta ka lindur në Prizren”.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.