Lajmet e fundit

Muri i cili gjendet përballë rrugës ku kanë ndodhur sulmet e 13 nëntorit në Paris do të mbajë një emër të veçantë.
Ai tashmë mban emrin “Muri i dashurisë” dhe është pikturuar nga artistë të ndryshëm.
Këtë iniciativë e kanë marrë vetë banorët e lagjes ku kanë ndodhur sulmet të cilët kanë ftuar të gjithë artistët e grafiteve dhe ata rrugor që të pikturojnë këtë mur në përkujtim të këtyre sulmeve që kishin mbetur të vdekur rreth 130 persona.
Banorët kanë thënë se këtë iniciativë e kanë marrë në “përpjekje për të shëruar fqinjët e tyre”.
Sipas gazetës së njohur New York Times artistët përveç pikturave tregojnë edhe historitë e tyre që i lidhin me këto sulme, transmeton Klan Kosova.
“Kam qenë shumë e frikësuar dhe jam ndjerë e vetmuar”, ka treguar Diana Kami njëra nga artistet e cila banon me vajzën e saj në këtë lagje.
Diana ka marrë iniciativën që të pikturojë këtë mur. Asaj i janë bashkangjitur edhe shumë nëna tjera prej shkollës së vajzës së saj.