Lajmet e fundit
Megjithëse kur flitet për mbrojtje, shumica e mendojnë Juventusin, Barcelona është skuadra me fazën defansive më efikase në Evropë.

Kur flitet për Barcelonën zakonisht mendohet për treshen shkatërruese MSN(Messi,Suarez, Neymar), që bashkë kanë shënuar 120 gola. Për mbrojtjen flitet shumë rrallë, megjithëse statistikat e kësaj structure janë të atilla që do të kënaqnin edhe fansin më kërkues.
Luis Enrique ka krijuar mbrojtjen më të mirë në Evropë, nëse për bazë merren golat e pranuar si në ligë, ashtu edhe në Chmapions. Barcelona ka pranuar vetëm 31 gola, një shifër të cilën mund ta afrojë vetëm Juventus e Bayern.
Sekreti i Barcelonës është i thjeshtë e njëkohësisht efektiv: puna ekipore. Pjesë e rëndësishme është edhe presioni që bëjnë në mbrojtjen e kundërshtarit duke e detyruar të gaboj. Kështu porta e tyre rrallë është sulmuar. Por, edhe kur janë sfiduar, portierët e Barcelonës kanë qenë të shkëlqyer.
Në anën tjetër Juventus është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në Champions, në pesë nga të cilat nuk kanë pësuar gol. Por, të shtunën mbrëma mbrojtja do të jetë pa gurin themeltar, zotëriun ‘Jo mosarsye’, Giorgio Chiellini, që u lëndua në stërvitje.
Ndryshe nga Allegri, Luis Enrique do të ketë setin e plotë të mbrojtësve në gjendjen më të mirë fizike.