Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se tashmë janë procesuar pagesat e subvencionimit të energjisë për të gjitha familjet që e kanë kursyer atë në muajin janar.
Murati tha se janë 174 mijë e 642 familje që këtë janë kanë shpenzuar më pak sesa në janarin e vitit 2022, rrjedhimisht duke përfituar nga subvencioni.
“Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit”, është shprehur Murati, njofton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.