Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitur si brengë çështjen e rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Ai tha se vetëm tri komuna kanë pasur vërejtje të cilat sipas tij, janë adresuar, ndërsa komunat e tjera s’kanë reaguar fare.
“Madje disa komuna edhe e kanë mirëpritur vlerësimin e ri për shkak se duhet të theksohet që vlerësimi i ri mundëson një vlerë reale, qoftë edhe për qytetarin por edhe iu ndihmon komunave sepse kanë të hyra më shumë kur vlera është reale”.
“Pra, komunat e kanë mirëpritur për faktin se krijon më shumë të hyra për ta. Mirëpo në momentin kur ka filluar që të ketë reagim qytetarë, ka filluar edhe fajësimi i ministrisë së Financave, që në fakt ministria e Financave s’ka të bëjë fare me të hyrat në tatimin në pronë pasi që janë të hyra komunale”, është shprehur Murati, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se raportin e vlerësimit të pronave, komunat e kanë pranuar më 31 tetor dhe siç tha kanë pasur afat prej 1 muaji që të reagojnë, dhe reagim ka pasur vetëm nga tri.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.