Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta ratifikojnë marrëveshjen e kredisë dhe projektit ndërmjet Kosovës dhe KFW, Frankfurt Am Main, për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.
Murati, gjatë raportimit në komision, tha se kjo marrëveshje kap vlerën prej 25.5 milionë euro teksa riskun e mbulimit të kredisë e ka marrë përsipër Qeveria e Gjermanisë, njofton Klankosova.tv.
"Marrëveshja e kapë vlerën totale prej 25.5 milionë euro, norma e interesit përcaktohet gjatë disbursimit të kredisë, tarifa e zotimit parashihet të jetë 0,25 përqind".
"Ky është projekti i parë i KFW në Kosovë me mbulim të riskun të kredisë nga Qeveria gjermane. Kjo patjetër do të ndikojë edhe me koston e financimit kur përcaktohet vlera. Duke marrë parasysh rëndësinë e një projekti të tillë për sektorin e energjisë dhe rëndësinë po ashtu duke marrë parasysh rrethanat dhe nevojën për investime në sistem të qëndrueshëm ju ftojë që ta mbështesni", deklaroi Murati.
Bukurije Dauti nga KOSST-i bëri të ditur se me marrjen e kësaj kredie do të bëhen investime në tri lote.
Dauti tha se investime do të ketë në sistemin energjetik në Prizren, Dragash, Ferizaj, Zhur, Deçan, Gjakovë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.