Lajmet e fundit

Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 kundër Dritës, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ku tha se është ‘Mourinho i Superligës’.
"Është e vërtetë, kemi pasur ndeshjeve ku kemi luajtur mëe mirë, por që s’kemi arritur të fitojmë, në këtë lojë është angazhuar e gjithë skuadra, ishte rezultat edhe i mbështetjes së madhe nga tifozët. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi më shkarkuan, me ngarkuan”, ka thënë Munishi.
“Gjatë tërë kohës ka pasë tendencë me na destabilizu, unë jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardhur trajnera e kanë shkuar, unë jam ende këtu”, është shprehur Munishi. /Klankosova.tv/