Lajmet e fundit

Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, me rezultat 5-0, në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Pas fitores ka folur trajneri Ismet Munishi., i cili ka thënë se në çdo ndeshje do të shkojë për fitore dhe se nuk do të dorëzohet.
“Ne vazhdimisht kemi luajtur ndeshje të mira, por sot gjithçka shkoi mirë për ne. Ne shënuam golat në kohë dhe performanca e lojtarëve ishte shumë e mirë”, theksoi Munishi.
Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore”, shtoi Munishi. /Klankosova.tv/