Lajmet e fundit

Francisco Valdivieso, përfaqësues i futbollistit të Barcelonës, Munir El Haddadi, ia ka prezantuar departamentit teknik të këtij klubi kushtet në bazë të cilave klienti i tij do ta pranonte kontratën e re, dhe është në pritje të një përgjigjie.
Barcelona nuk janë të gatshëm që të paguajnë shumën që e kërkon lojtari, ndërkaq ai është i bindur se nuk po vlerësohet aq sa e meriton.
Problem për katalunasit është se nga fillimi i janarit, Munir mund të negociojë lirshëm me klubet tejra.
Ai për momentin dëshiron që të mbetet te katalunasit, por nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë ai do të largohet si transfer i lirë në qershor.