Lajmet e fundit

Barcelona i ka thënë Munir El Haddadit që ai mund të largohet nga klubi për 14 milionë euro, raporton Sport.
Tre skuadra nga Premier Liga janë interesuar për sulmuesin.
Crystal Palace, Southampton dhe West Ham priten që të provojnë ta transferojnë Munir.
Në anën tjetër, edhe Schalke, Lyon dhe Marseille është përfolur se po përgatisin oferta për spanjollin.