12.02.2016 · përditësuar para 3799 dite1 min lexim
Një nëpunës spanjoll është gjobitur me 27 mijë euro pasi që ka munguar në punë të paktën gjashtë vjet, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova.
Mungesa e Joaquin Garcias u bë e shfaqshme vetëm në momentin kur atij deshën t’ia japin një shpërblim për “shërbimin e gjatë”.
Puna e 69 vjeçarit ishte të mbikëqyrte ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.
Garcia paguhej 37,000 € në vit nga një kompani e ujit e drejtuar nga autoritetet lokale në qytetin jug-perëndimore të Cadizit.
Në Gjykatë u tha se shefi i tij nuk e kishte parë atë me vite përkundër se zyrën e kishte me pamje nga tavolina e punë së Garcias.
Kompania e ujit kishte menduar se punëtori po mbikëqyrej nga autoritetet lokale kurse komuna kishte menduar se ai kontrollohej nga kompania.
Zëvendëskryetari i Komunës e kishte vërejtur mungesën e tij vetëm kur kishte dashur t’i shpërndante një çmim Garcias për shërbimin e tij të gjatë më shumë se 20 vjet.
Garcia kishte deklaruar se ai ishte keqtrajtuar nga familjarët e tij. Njerëz të afërm me të i kanë treguar gazetës spanjolle El Mundo se ai duhet të siguronte para për t’u dhënë në shtëpi dhe ishte frikësuar se nëse e lë këtë punë nuk do të gjente do të një tjetër.
Ata thonë se ai megjithatë ka shkuar në zyrë, por jo me orar të plotë dhe jo çdo ditë dhe se veten ia kishte dedikuar të studiuarit filozofi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.