Erseka Hasanaj, drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Jugore, ka vizituar ambulantën dhe shkollën në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën Veriore.
Ajo dëgjoi nga afër nevojat dhe shqetësimet e banorëve shqiptarë në pjesën me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.
Stafi mjekësor në ambulantë i thanë drejtoreshës se kanë mungesë të barnave esenciale, ju mungon stafi mjekësor dhe një veturë e ambulancës së shpejt.
Ajo ju premtoi se kërkesa e tyre për barnat do të realizohet menjëherë javën tjetër, ndërsa tha se do të angazhohet edhe për kërkesat tjera.
Ndërsa në shkollën e kësaj pjesë ajo ndau edhe disa pako ushqimore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.