Lajmet e fundit

Në qoftë se partneri juaj nuk flet hapur dhe sinqerisht me ju në lidhje me marrëdhënien tuaj, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka kujdes, por se ndjehet i pasigurt dhe se ka frikë për të mos ju lënduar.
Njerëzit me vetë besim të ulët kanë të ngjarë të mbeten në marrëdhënie të pakënaqur, e që mund të sjellin më shumë të këqia se sa të mira.
Ata që vuajnë nga mungesa e vetë-respektit nuk flasin për marrëdhënien, për problemet me partnerët e tyre sepse e kanë frikë refuzimin.
“Hulumtimi ynë tregon se partnerët me mungesën e vetë-respektit nuk duan të flasin për problemet”, thotë autori i studimit Megan McCarthy nga Universiteti Waterloos në Kanada,.
Studiuesit zbuluan se njerëzit negativ gjithmonë ndjehen në ankth dhe dyshim në mënyrën se si njerëzit e tjerë kujdesen për ta, raporton 10minuta, transmeton Klan Kosova. Ata besojnë se nëse nuk flasin, nuk do të rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre ose të refuzohen. Rezultati është pakënaqësi edhe më e madhe.
“Kjo mund t’i çojë njerëzit me mungesën e vetë-respektit në një fazë, në të cilën marrin përsipër një mbrojtës, qëndrim mbrojtës në mendje për të shmangur çdo konfrontim”, tha McCarthy.
Hulumtimi është i rëndësishëm për të kuptuar se si partnerët duhet të rrisin komunikimin në mardhënien e tyre.