Në tokë ka me bollëk, megjithatë, tash e dy javë në Kosovë nuk u nxor asnjë gram zhavorr.
Shumë të tillë, e madje gati 2 mijë tonë, u importuan nga Serbia në 6 muajt e parë të këtij viti sipas të dhënave doganore, raporton Klan Kosova.
Kjo meqë guroreve vendore nuk iu është vazhduar licenca e nxjerrjes nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
Nga shoqatat ekonomike kërkojnë që të rishikohet edhe një ligj, shkak i varësisë së madhe të importit nga shteti fqinj.
Mungesa pritet të godasë drejtpërdrejt sektorin e ndërtimit dhe projektet infrastrukturore.
Probleme me zhavorr pati edhe vitin e kaluar kur Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale në mungesë bordi nuk vazhdonte licencat për operatorë.
Ndiqeni kronikën e plotë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.