Lajmet e fundit
Presidenti i Bayern Munich e ka paralajmëruar gjermanin që të përmirësohet nëse do të kthehet titullar në skuadrën e Carlo Ancelotti

Thomas Muller duhet të përmirësojë lojën ka thënë presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.
Muller ka shënuar vetëm një gol në 13 ndeshje të Bundesligës këtë vit, ndërsa mbeti në bankë në ndeshjen e së mërkurës ndaj RB Leipzig.
Gjermani u duk i frustruar në bankë, por Rummenigge ka thënë se shpreson që këtë ta përdorë për t'u përmirësuar.
"Deri në këtë kohë duhet të shënosh 16 apo 17 gola. Kemi shumë lojtarë të kualitetit më të lartë".
"Kjo do të thotë që herë pas here lojtarët nuk do të jenë të kënaqur me pozitën në skuadër".
"Por ky duhet të jetë motivim për t'u përmirësuar. Kështu duhet të bëjë edhe Muller".