Lajmet e fundit
Thomas Muller mund të transferohet në Angli këtë afat kalimtar. Interesim për të ka shprehur trajneri i Djajve të Kuq, Louis Van Gaal i cili ka qenë më parë trajner i tij kur holandezi ishte në stolin e Bayern Munich.

Është raportuar kohëve të fundit se edhe klubi bavarian është duke shikuar mundësinë për ta shitur atë, por që kundër këtij mendimi ka qenë trajneri Pep Guardiola.
Por kjo nuk do të jetë arsye që skuadra angleze të ndalet të mos interesohet që ta sjellin atë në Old Trafford.