Lajmet e fundit
Gjermani nuk beson se Lewa do të largohet tek ndonjë skuadër tjetër, kur mund ta vazhdojë karrierën në Allianz Arena.

Thomas Muller është optimist se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich, megjithë spekulimet e shumta për këtë gjë.
Lewandowski ka kontratë me Bayern deri në qershor të vitit 2019, por është i lidhur me një kalim tek Real Madrid.
Bayerni do që ta mbajë sulmuesin dhe ka hapur bisedimet për një kontratë të re.
“Nuk e di sa serioz është interesimi për të”.
“Tregu është i hapur. Për më shumë ai ka shumë kohë të mbetur në kontratë. Por ne duam, shpresojmë dhe besojmë që ai nuk do të largohet”.