Lajmet e fundit
Rezultatet e skuadrës bavareze këtë edicion janë po aq impresive sa edhe ato të katalunasve, mendon gjermani.

Thomas Muller ka thënë se nuk e di ndonjë aspekt të lojës në të cilin Barcelona është më e mirë se Bayern Munich.
Muller, 26 vjeçar, shënoi golin e parë në barazimin 2-2 të Bayern me Juventus në takimin e parë të 1/16 të Ligë së Kampionëve.
Bayern u eliminua edicionin e shkuar në gjysmëfinale të garës nga Barcelona, por Muller beson se klubet janë më të barabarta se sa mendojnë njerëzit.
“Barcelona është duke kaluar formë të mirë”.
“Por unë e shoh Bayern si një ndër skuadrat më të forta në Europë, krah Barcelonës”.
“Bayern është lider i Bundesligës dhe një ndeshje larg finales së kupës, si edhe qëndron mirë në Europë”.
“Nuk e di pse ata mund të konsiderohen më të mirë se ne’.