Bayern Munchen, të mërkurën përballet me Barcelonën në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Champions League.
Thomas Muller, një prej lojtarëve kyq të bavarezëve tha se trajneri i tyre, Pep Guardiola e njeh mirë kundërshtarin ndaj dhe ka formulën për ta mposhtur.
“Barcelona është ndër ekipet më të mira në botë dhe normalisht se do të jetë vështirë ndaj tyre, por ne e kemi Pep Guardiolën, i cili e njeh mirë këtë skuadër dhe do të na tregojë se si ta mposhtim, kurse pjesën tjetër e bëjmë ne futbollistët. Messi është një lojtar fantastik, por do të mundohemi ta ndalim. Presioni është i madh në anën tonë, pasi nëse eliminohemi do të kritikohem edhe nga mediet, sepse pritshmëria është e mëdha”, tha Muller.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.