Lajmet e fundit

Thomas Muller ka deklaruar se Arsenal është nën presion të tmerrshëm para ndeshjes që do të zhvillohet këtë të martë në Emirates Stadium.
Arsenal e pret Bayern Munich në ndeshjen e fazës së tretë të grupeve të Champions League, ndërsa arsyeja e deklaratës së Muller lidhet me dy humbjet e para të Arsenal.
“Arsenal janë nën presion për këtë ndeshje, por nuk mund të flasim për favorit. Është ndeshje që jam koncentruar shumë në të”.
“Të dy klubet janë sulmuese. Shpresoj në një lojë të mirë, le të jetë më e mirë për neve”, ka thënë Muller.
Ai ka thënë se pavarësisht se Gunners nuk kanë fituar asnjë pikë, ata vazhdojnë të jenë një ekip i rrezikshëm.