Lajmet e fundit

Disney ka kohë që ka nisur një trend të ri të rikrijimit të filmave më të sukseshëm të animuar.
Filma si Cinderella, Meleficient, ‘E bukura dhe bisha’ që pritet të dalë së shpejti me protagoniste Emma Watson, e mjaftë të tjerë janë krijime që kanë rezultuar jashtëzakonisht fitimprurës për kompanitë e prodhimit të filmave .
Filmi i animuar që pritet të nisë xhirimet për një version real dhe modern është ‘Mulan’, historia e vajzës nga Kina e lashtë e cila u maskua si djalë për të shpëtuar të atin nga shkuarja në luftë. Filmi do të bazohet në të njejtën histori që daton që nga viti 1998 e që me siguri e kemi parë të gjithë.
Tani mbetet të shihet se kush do të jenë protagonistët që do të luajnë rolet, veçanërisht atë të vajzës trime Mulan. Zëri i saj në filmin e animuar ka qenë i aktores Ming-Na Wen, por nuk është deklaruar ende asnjë ndarje rolesh.