Lajmet e fundit

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e ka pritur në takim futbollistin më të ri të kombëtares shqiptare, Arbnor Mujën.
Ajo po ashtu njoftoi që Muja është tashmë edhe qytetar nderi i këtij qyteti.
“Në fotografi me talentin kuqezi Arbnor Muja, i cili do të na përfaqësoje në Uefa Champions League në sezonin e ri me skuadrën e tij belge Antëerp!”, ka shkruar Sefa në Facebook.
“Kënaqësi që Arbnorin gjithashtu e kemi qytetarin më të ri të Lushnjës”.
Përndryshe Muja është shqiptar i Kosovës i cili së fundmi zgjodhi të luajë për Shqipërinë.