Lajmet e fundit

Në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti i fazës finale të kualifikimeve në UEFA Champions League.
Skuadra e futbollistit kosovar, Arbnor Muja, kampioni i Belgjikës, Antwerp, do të ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet AEK Athnina vs Dinamo Zagreb.
Nga ana tjetër, kampioni zviceran, ku luan mesfushori i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, Fc Young Boys, grupet e Ligës së Kampionëve do t’i kërkojë në duel me fituesin e çiftit Sllovan Bratisllava – Maccabi Haifa.
Biletën për të qenë pjesë e garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube, do ta kërkojnë edhe këto skuadra.
Klaksvik-Molde vs Copenhagen-Sparta Prague,
Rakov-Aris Limassol vs Olimpja Ljubjana–Gallatasaray
Rangers-Servete vs PSV-Strum Graz.
Braga-Backa Topolla vs Panathinaikos-Marseille
Ndeshjet e para të PlayOff-it zhvillohen me datat 22 dhe 23 gusht, kurse ato të kthimit më 29 dhe 30 gusht.