Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë që Spitali i Përgjithshëm në Pejë është i mbushur me pacientë.
"Spitali është plot. Një pjesë e pacientëve janë në respiratorë dhe për një pjesë të tyre kërkohet kujdes i madh intensiv. Për momentin ka teste të mjaftueshme të cilat po realizohet. Nga sot, ata që janë testuar 40 prej tyre kanë rezultuar pozitiv".
Muhaxheri në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova tha që sipas tij, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk ka qenë në nivel të detyrës.
"Me kritiku është lehtë, por me i kry detyrat është pak më vështirë. Prej rasteve që janë rritur kaq shumë, po shihet që ministri Vitia nuk ka mundur të jetë në nivel të detyrës dhe t’i dalë ballë qytetarëve dhe t’u dalë ndihmë për mos me arrit numër kaq të madh të vdekjeve".
Lidhur me dyshimet për fshehjen e rasteve të vdekjes, Muhaxheri ka thënë që nuk ka informata që ka raste të tilla në komunën e Pejës.
"Nuk e di. Sot më lajmëruan që janë 40 të infektuar e për rastet e fshehjes nuk besoj që ish dasht me pasë këso raste në komunën tonë.Nuk jam i informuar për komunën e Pejës lidhur me këtë çështje", u shpreh ai.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.