Shoqata "Çamëria" në Kosovë ka hapur një ekspozitë në Prishtinë.
Kryetari i kësaj shoqate, Nexhmi Muçiqi, ka treguar për Klan Kosovën qëllimin e këtij aktiviteti.
"Sot e kemi organizuar një ekspozitë që qytetarët t'i informojmë sado pak për vuajtjet, terrorin, vrasjet, për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë të asaj kohe", u shpreh Muçiqi.
Ai tha se po punohet fuqishëm që të rinjtë të mësojnë për historinë e popullit shqiptar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.