Lajmet e fundit

- Ushqimet e pasura me proteina si mish pule apo peshk.
- Oriz, sepse është i pasur me fibra, tretet me ngadalë dhe njëkohësisht na mban të ngopur.
-Mollët gjithashtu preferohen për syfyr sepse kanë sasi të madhe të ujit, përmbajnë fibra dhe preferohet që gjithmonë para përfundimit të syfyrit të kafshojmë ndonjë mollë.
-Bananja përmban sasi të madhe kaliumi, ndihmon në zvogëlimin e etjes.
-Fasulja tretet me ngadalë dhe ju mban të ngopur për një kohë më të gjatë.
-Hurmat dhe fiqtë janë shumë të preferuara, japin energjinë që na nevojitet, mbajnë stomakun në gjendje të lehtë si dhe bëjnë që të kemi gjumë të rehatshëm.
-Vezët janë gjithashtu të pasura me proteina, janë të preferuara për një ditë të gjatë agjërimi.
-Frutat e thara si arrat, lajthitë, bajamet janë burime të mëdha të proteinave, kanë kalori dhe preferohen të konsumohen për çdo iftar dhe syfyr.
-Kosi gjithashtu ndihmon në tretje, redukton etjen dhe preferohet shumë për syfyr.
-Qumështi sikurse edhe kosi, përveç se ndihmon në reduktimin e etjes, jep energji dhe ka sasi të madhe të kalciumit.
-Trangujt njihen si perimet me sasi më të madhe të ujit, ndihmojnë në hidratimin e organizmit.
Preferohet gjithashtu të shmangen ushqimet me shumë sheqer, me shumë krip, pijet me kafeinë, ushqimet pikante dhe ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë.